Rozë

Efi Dhedhes tejet elegante në paraqitjen e fundit në Instagram

By GAZETA SCANNER 1

September 23, 2024

Efi Dhedhes ka mahnitur me disa fotografi të fundit të publikuara në Instagram.

Ish banorja e Big Brother VIP Albania, është shfaqur tejet elegante duke pozuar me një fustan të gjatë e të lirshëm.

Ngjyra e fustanit që veshi ajo përkon edhe me stinën, derisa korseja i tregonte elegancën e supeve dhe linjat e përkryera.

Flokët i kishte stiluar në një mënyrë të veçantë, që ia theksonte vijat e bukura të fytyrës.

Ajo vendosi një qafore që i jepte përfundimin elegant kësaj paraqitjeje.