Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Edona James e ka komentuar deklaratën e këngëtarit të njohur dhe poashtu ish-banorit të BBVK-së, Bleros në lidhje me duetin muzikor për të cilin kishin folur brenda shtëpisë.
Blero ishte shprehur se ajo ka qenë thjeshtë pjesë e lojës që ka bërë, sepse sipas tij, Edona nuk është serioze në muzikë.
E në lidhje me këtë, Edona e ka thirrur Bleron në telefon teksa ishte live në emisionin “SOL” në Klan Kosova, duke i kërkuar sqarim në lidhje me këtë deklaratë.
Ajo ndër të tjera edhe e pyeti Bleron nëse do ta realizonin bashkëpunimin muzikor dhe përgjigja e Bleros ishte pozitive.
“Patjetër”, është shprehur Blero.