Edona Bajrami, e ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës në Kosovë, në konkursin e bukurisë Miss Universe Albania & Kosova 2024, që u mbajt mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Ajo do ta përfaqësojë vendin në Miss Universe 2024 në Nikaragua.
Spektakli dha edhe befasi të tjera.
Mbrëmja kaloi nën shoqërinë e muzikës së reperit Ledri Vula, dhe këngëtarit Valon Shehu.
Ky event nga viti 2014-të organizohet nga Eduard Deda.