Lille u rikthye sonte te fitorja në Ligue 1, duke triumfuar në derbin ndaj Lens.
Skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca fitoi në shtëpi me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi javës së 27-të në Ligue 1.
Padyshim se më meritori në këtë fitore ishte Edon Zhegrova, i cili shënoi të dy golat e fitores.
Ylli kosovar golat i realizoi në minutat 9 dhe 60, teksa luajti për 77 minuta në këtë takim.
Zhegrova tani numëron pesë gola dhe pesë asistime në Ligue 1, ndërsa ka 11 gola e 9 asistime në të gjitha garat në këtë sezon.
Ndërkaq, golin e vetëm për skuadrën mysafire e realizoi Elye Wahi, në minutën e 78-të.
Për Lille padyshim se këto tri pikë janë shumë të rëndëishme në garën e tyre për një vend në top-katërshe.
Lille tani ka 46 pikë dhe momentalisht mban pozitën e tretë në tabelë.
Lens ndodhet në pozitën e gjashtë me 42 pikë.