Sport

Edon Zhegrova në top dhjetëshen e lojtarëve më të vlerësuar në Evropë

By GAZETA SCANNER 1

September 25, 2024

Futbollisti Edon Zhegrova po shkëlqen javë pas jave dhe rezultatet po shihen përmes vlerësimeve që po i merr.

Kjo javë ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për 25 vjeçarin.

Të hënën, ai u përfshi në ekipin ideal të javës në kampionatin francez.

E dje, futbollisti i Lille ishte prijës i listës së dribluesve më të mirë në top pesë ligat evropiane.

Kurse sot, ylli kosovar e gjen veten në një tjetër listë të rëndësishme, pasi ai ka hyrë në listën e 10 futbollistëve me notat më të larta në 5 ligat më të forta evropiane në sezonin 2024/25.

Faqja e specializuar për vlerën dhe formën e lojtarëve – Sofascore, e publikoi sot listën e lojtarëve më të vlerësuar të fillimit të sezonit.