Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla po qëndrojnë “të strukur në shtëpi”.
Ajo ka shtuar se kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, rihapi dyert e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën.
Tahiri ka thënë se ende s’dihet se cili shtet është i rëndësishëm në kokën e Kurtit antiamerikan.
“Kryeministri i strukur n’shpi, Ministrja e jashtme po ashtu- Bedri Hamza keto dite rihapi dyerte e Shtepise se Bardhe per Kosoven – po skishte si te jete ndryshe Kur per Kurtin ishte shtepi e ngjyrave tjera, ai kurr nuk e ka pare rendesine Amerikes per Kosoven dhe shqiptaret – ende sdihet cili shtet eshte i rendesishem ne koken e Kurtit antiamerikan…”, ka shkruar Tahiri.