Lajme

Edita Tahiri i reagon profesorit të Harvardit për Kosovën

By GAZETA SCANNER

April 01, 2023

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, përmes një postimi ka kitikuar ashpër profesorin e Harvardit, Samuel Huntigton.

“Megjithe respektin e madh per Profesorin e Universitetit tim dhe per librin e tij te njohur ‘ perplasja e civilizimeve’ po me vjen keq qe ai paska rene nen ndikimin e tezes serbe qe kishin bere cmos ta stigmatizojne me ‘fundamentalizem’ luften tone per lirine dhe pavaresine Kosoves! Kjo ka qene nje prej tezave serbe qe kam luftuar fuqishem gjate diplomacise sime ne kerkim te perkrahjes nderkombetare per pavaresine e Kosoves”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka thënë se deklarata e Huntigton se “ka mundur të ndodh përplasja e civilizimeve në Kosovë”, shfaq mosnjohjen e tij të civilizimit unik të shqiptarëve, si i vetmi komb në Ballkan me tre religjione.

Ajo thotë se një nga argumentet që Huntigton ka përdorur për takimet diplomatike dhe në konferencat nderkombëtare ka qenë se kombi shqiptar i vetmi me tre religjione mund të shërbejë si faktor balancues ndaj përplasjes së mundshme mes transversales së “gjelbërt” dhe transversales “ortodokse” në Ballkan.