Lajme

Edita Tahiri: Bashkimi kombëtar është ëndërr kombëtare e parealizuar

By GAZETA SCANNER 1

April 05, 2024

Ish-kryenegociatorja në dialogun e Kosovës me Serbinë Edita Tahiri komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me mendimin e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë për bashkimin kombëtar.

Ajo tha se bashkimi kombëtar është ëndërr kombëtare e parealizuar.

“Bashkimi kombëtar për të gjithë besoj, pavarësisht rezultateve të anketave është ëndërr kombëtare e parealizuar. Jetuam gjithë këto vite mbi padrejtësinë e ndarjes së kombit tonë me vendime të fuqive të mëdha dhe mund t’ju them se pyetja është shumë e kufizuar. Për mua nuk është bashkim kombëtar nëse bashkohet vetëm Kosova me Shqipërinë, por të gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar. Ku do t’i lëmë shqiptarët e tjerë? A s’ishte boll Shqipëria që na la neve, Kosovë andej? Kemi shqiptarë në Maqedoni, në Serbinë Jugore, Çamëri dhe Mal të Zi. Është një ëndërr, siç ishte edhe pavarësia e Kosovës, pakkush e besonte se do bëhej e mundur. Me këtë dëshiroj të them, ne gjenerata e Kosovës e bëmë pavarësinë e Kosovës, por nuk mund të mbyllim rrugën për bashkim kombëtar se është obligim ndaj gjeneratave që janë sot dhe do të vijnë”, tha Tahiri.