Trajneri i njohur, Edin Terzic ka dhënë dorëheqje nga skuadra e Borussia Dortmundit.
Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Sport”, me trajnerin që para disa ditësh udhëhoqi ekipin gjerman në finalen e madhe të UEFA Champions League, shkruan Indeksonline
41-vjeçari kishte kontratë me BVB-n deri në vitin 2025, por diçka ka ndodhur mes tij dhe bordit që ende nuk janë bërë të ditura.
Terzic ishte emëruar trajner i Dortmundit gjatë vitit 2022, ku në sezonin e parë gati sa nuk e fitoi Bundesligan, kurse në sezonin e dytë shkoi deri në finalen e Ligës së Kampionëve dhe e humbi atë ndaj Real Madridit.