Lajme

Edi Rama niset drejt New York-ut për takimin me shqiptarët që jetojnë në ShBA

By GAZETA SCANNER 1

October 24, 2024

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po i rikthehet turit të takimeve me shqiptarët që jetojnë nëpër botë.

Sot ai është nisur drejt New York-ut për takimin që do të zhvillohet paraditen e së shtunës me shqiptarët që jetojnë në SHBA.

Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit. Më pas Rama pritet të organizojë një tjetër takim me shqiptarët në Greqi në nëntor.