Sport

Edi Rama krah Ronaldos

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar sonte, në profilin e tij në Facebook, një foto me djaloshin që shpëtoi nga tërmeti, pranë një baneri më foton e sulmuesit të Juventusit, Cristiana Ronaldo.

Në foton që ka postuar vetëm pak më parë, Rama shihet me voglushin Aurel, i cili i shpëtoi tërmetit të 26 nëntorit.

Rama kishte vizituar Aurelin në spital, gjatë kohës kur ai merrte kurimin, ku i kishte treguar se simpatizonte idhullin e shumë të rinjve CR7. Rama i kishte premtuar se do të ja sillte fanelën me nënshkrimin e yllit të Juventusit, mirëpo Rama kishte shkuar edhe më larg duke ja mundësuar takimin live me të.

Vetem pak ditë më parë, dy fëmijët që shpëtuan nga tërmeti, realizuan ëndrrën e tyre duke takuar idhujt e tyre Ronaldon dhe Buffon, në një takim live në Itali.