Zinedine Zidane e ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet trajner i Bayern Munchenit.
Fituesi i trefishtë i Ligës së Kampionëve me Real Madridin iu është përgjigjur gazetarëve që nuk do t’i thoshte po gjigantit gjerman, dhe se po bën tifo për ish-klubin e tij në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pikërisht kundër bavarezëve.
“Jo [nuk do të jem trajner i Bayernit në të ardhmen]”, ka thënë Zidane për SkyDE.
“Do ta shikoj ndeshjen. Shpresoj që Real Madridi të fitojë”.