Foto: AP

Botë

Edhe ShBA po ndërton hekurudha me shpejtësi të lartë

By GAZETA SCANNER 1

September 24, 2023

Një linjë private hekurudhore e udhëtarëve me shpejtësi të lartë ka nisur punimet midis dy qendrave më të mëdha turistike të Floridës, qyteteve të Miami dhe Orlando, ku trenat udhëtojnë me 200 kilometra në orë.

Deri më tani, linja e vetme e trenave me shpejtësi të lartë në SHBA është “Acela” e Amtrak me një shpejtësi mesatare vetëm 70 kilometra në orë, por ndonjëherë 240 km/orë, ndërmjet Bostonit dhe Uashingtonit, e cila funksionon që nga viti 2000. Amtrak është në pronësi të qeverisë federale.

Linja private “Brightline”, e cila hapi të premten linjën Majami-Orlando me shpejtësi të lartë, po ndërton një tjetër që do të lidhë Kaliforninë Jugore dhe Las Vegasin në vitin 2027 me trena që do të arrijnë shpejtësinë 300 kilometra në orë.

Linja Miami-Orlando i kushtoi “Brightline” pesë miliardë dollarë, të cilën e dha pronari i saj “Fortress Investment Group”, duke llogaritur se tetë milionë njerëz në vit do t’i udhëtojnë ato 378 kilometra në 3.5 orë, 30 minuta më pak se mesatarja e makinës deri më tani.

Kjo kompani tarifon 158 dollarë (148 euro) për një biletë të klasës biznesi vajtje-ardhje dhe 298 dollarë (272 euro) për klasin e parë, me katër bileta vajtje-ardhje për familjet dhe grupet që kushtojnë gjithsej 398 dollarë (372 euro). Trenat do të lëvizin në atë linjë 32 herë në ditë.

Brightline, e cila në vitin 2018 filloi të përdorë trenat e saj të verdhë neoni në 112 kilometra rrugë midis Miami dhe West Palm Beach, është shërbimi i parë privat i pasagjerëve hekurudhor ndërqytetës në SHBA në 100 vjet.