Sport

Edhe Nora Gjakova mbetet pa medalje në Botëror

By GAZETA SCANNER 1

May 09, 2023

Nora Gjakova është garuesja tjetër e Kosovës që ka mbetur pa medalje në Kampionatin Botëror të xhudos.

Garuesja kosovare e lëshoi mundësinë që ta fitojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Kampionia olimpike humbi nga koreania Mimi Huh në luftën e repesazhit, shkruan Express.

Gjakova, e cila garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e eliminoi Thauany David Capanni Dias.

Në xhiron e tretë, Nora e mundi gjermanen Seija Ballhaus, ndërsa u mposht në çerekfinale nga turkja Hasret Bozkurt, duke mbetur jashtë garës për medalje të artë.

Por, ajo nuk arriti ta fitonte as të bronztën, duke iu bashkuar garuesve të tjerë të Kosovës që u eliminuan nga gara që po mbahet në Doha të Katarit, Distria Krasniqi, Erza Muminoviq, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha.