Laura Fazliu ka triumfuar në betejën për medaljen e bronztë, duke mposhtur koraten Katarina Kristo.
Mitrovicasja bëhet xhudistja e dytë kosovare në Paris që arrin të kurorëzohet me medalje.
Para saj, Distria Krasniqi, e rrëmbeu të argjendtën.
Fitorja e “Lakit” erdhi në Golden Score, pasi kundërshtarës së saj iu dhanë tri “Shido”, për pasivitet në luftë.
Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja kosovare merr pjesë në Lojëra Olimpike