Lajme

Edhe Haradinaj premton: Koeficienti minimum do të jetë 150 euro

By GAZETA SCANNER 1

October 29, 2024

Pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për 55 euro nga janari, tashmë dy liderë politikë kanë dhënë premtimet e tyre për rritjen e pagave.

Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, ishte i pari që premtoi se koeficienti i pagave në sektorin publik do të jetë 150 euro.

Tashmë edhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka bërë të njëjtin premtim.

Minimumi është 150, por nuk guxojmë me u ndal aty” – tha Haradinaj në RTV Dukagjini.