Opinione

Edhe diçka për ManastiLin

By GAZETA SCANNER 1

March 15, 2024

Shkruan: Faton Abdullahu

A nuk po doni me kuptu sepse jeni pak të padijshëm e shumë të zhgënjyer dhe ende me energji negative, apo po bëheni se nuk kuptoni për ta mbuluar kështu naivitetin politik që ju ka pri kur jeni reshtu për ta përkrah qorras këtë Qeveri.

Kur po flasim sot për Manastirin e Deçanit……. Nuk po e shtrojmë problemin vetëm se a është apo nuk është kushtetues vendimi. Nuk po flasim se a është bërë nën presion apo jo ky vendim Nuk po flasim a është dhe sa është e drejtë krejt kjo punë Nuk po flasim për atë se a u bë me koordinim apo pa koordinim O inatxhi Po flasim për dallavere e pafytyrësi në politikën e kësaj qeverie Po flasim për rrenë dhe shkelje parimesh partiake të VV-së Po flasim për mungesë sinqeriteti në raport me qytetarin Po flasim për mashtrim në raport me atdhetarizmin Po flasim për një epokë të re por regresive, që me mashtrim po na qon në shkatërrim. Çka është e paqartë këtu ?