Lajme

Edhe dhjetori i 2022 ishte i rëndë për kosovarët, inflacioni në çmimi shkoi në 12.1 për qind

By GAZETA SCANNER 1

January 11, 2023

Shtrenjtimi i produkteve elementare në Kosovë nuk ka të ndalur. Për çdo ditë vërehen rritje çmimesh që varfërojnë xhepat e qytetarëve. Por, së fundi bujë të madhe po bën rritja e çmimeve të vezëve, duhanit, mishit e qumështit. Dhjetori i vitit 2022 ishte i keq për Kosovën dhe e thëlloi krizën ekonomike me inflacion prej më shumë se  12 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit për muajin dhjetor 2022.

Edhe këtë muaj qytetarët e Kosovës e kanë mbyllur keq, me shumë rritje të çmimeve.

Sipas ASK-së, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin dhjetor ishte 12.1 për qind, shkruan Demokracia.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12.1% në muajin dhjetor 2022, krahasuar me muajin dhjetor 2021”, thuhet në raport.

Tutje tregohet se kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve te shumë produkte ushqimore.

“Shërbime për transport (46.9%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet (38.8%); vajra dhe yndyra (30.9%); qumësht, djathë dhe vezë (27.8%); bukë dhe drithëra (21.1%); mish (20.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë (19.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (18.2%); prodhime ushqimore(16.6%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (16.1%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (14.4%); energji elektrike (11.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.4%); shërbime hoteliere (10.1%); kujdes personal (10.0%); kafe, çaj dhe kakao (9.1%)”.

Po ashtu në muajin dhjetor ka pasur rritje të çmimeve edhe të produktet e tjera shtëpiake.

Gjithashtu edhe tek pemët dhe perimet.

“Mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera (8.4%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (8.4%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (8.0%); pije alkoolike (7.9%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.1%); gjëra personale (7.0%); pemë (6.6%); perime (6.6%); veshje (5.9%); blerje e automjeteve (5.5%); pajisje shtëpiake (4.9%); duhan (4.0%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (3.8%); dhe produkte farmaceutike (3.1%)”.

ASK ka treguar se norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2022 është 11.6 për qind.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2022 ishte më i lartë në një mesatare prej 11.6%, krahasuar me vitin 2021.

“Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (44.5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet, etj. (34.8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (32.7%); bukë dhe drithëra (25.2%); gaz (25.0%); qumësht, djathë dhe vezë (22.0%); mish (17.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (17.0%); kafe, çaj dhe kakao (14.2%); shërbime të transportit (13.6%); prodhime ushqimore (13.2%); shërbime hoteliere (11.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11.0%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (10.6%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (9.7%)”.

Shtrenjtim ka pësuar edhe energjia elektrike.

“Energji elektrike (7.4%); kujdes personal (7.0%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.3%); pajisje shtëpiake (6.2%); peshq (6.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (6.1%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (5.7%); blerje e automjeteve (5.2%); gjëra personale (5.2%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5.1%); duhan (5.0%); pije alkoolike (4.1%); produkte farmaceutike (3.7%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (2.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.7 për qind”.