Rumania është bërë qendër e futbollistëve kosovarë, duke e përzgjedhur si vend për të vazhduar karrierën.
Së fundmi qendërmbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova mund të transferohet te CFR Cluji.
Klubi rumun e ka vënë futbollistin kosovar në listën e objektivave për afatin kalimtar të transferimeve në verë.
Ndërkohë, tashmë Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani kanë bërë emër në elitën e futbollit rumun te skuadra e Rapid Bukureshtit.
Përndryshe, Dellova është ftuar nga Kosova për dy miqësoret e marsit, kundër Armenisë dhe Hungarisë.