Lajme

Edhe AAK pranon draft-statutin e Asociacionit

By GAZETA SCANNER 1

December 01, 2023

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pranuar verzionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë e bëri të ditur vetë AAK në një komunikatë për media.

“Të njëjtin i ka shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë së Aleancës. Është kërkuar nga anëtarët e kryesisë t’i bëjnë komentet e tyre lidhur me draft-statutin dhe të njëjtat do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur më datë 7 dhjetor, në ora 17:00“, thuhet në njoftim.