Sport

E thotë edhe Romanoja, Motta te Juventusi punë e kryer

By GAZETA SCANNER 1

May 23, 2024

Trajnerit Thiago Motta i ka mbetur vetëm që t’ia kumtojë Bolognës vendimin për të kaluar te Juventusi.

Italiani i natyralizuar ka bërë një punë madhështore me këtë klub duke ia siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq tani, Zonja e Vjetër e ka bindur që të nënshkruajë me të, pas disa muajsh insistim.

“Konfirmohet plani: Thiago Motta do ta informojë Bolognën mbi vendimin e tij për t’iu bashkuar Juventusit në orët në vazhdim, siç pritej”, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano në Twitter.

“Marrëveshja për një pagë më pak se pesë milionë në vit pritet të kompletohet së shpejti”, ka vijuar ai.