Lajme

E tepron Cako: Toka është e sheshtë dhe nuk rrotullohet, raketat janë gënjeshtra

Publicisti Alfred Cako ka shokuar me një deklaratë të tij rreth formës së planetit të Tokës, për të cilën tha se është e sheshtë. Madje ai tha se Toka nuk rrotullohet rreth Diellit, por Hëna dhe Dielli rrotullohet rreth Tokës.

Sipas tij, Toka është e palëvizshme.

“Tepsi(forma e Tokës). Do të doja të bëja një pyetje ty: Po të ishte e rrumbullakët maja e avionit si do të rrinte në krahasim me bythën e avionit. Do të ecte drejt sic ecën apo do të rrinte maja e ulur sipas harkut të tokës dhe bytha e ngritur. Ngjitu në Dajt dhe shiko shtullungën e një avioni që kalon në nivelin e Dajtit. E sheshtë është patjetër dhe nuk rrotullohet toka rreth diellit, por dielli dhe hëna rrotullohet rreth tokës”, tha ai në TOP ALBANIA RADIO.

Madje ai tha se yjet që ne i shohim në qiej nuk janë yjë, por janë gjeneratorë.

“Toka është e palëvizshme. Edhe yjet që i shikojmë, nuk janë ato yje, janë disa gjeneratorë të ngjitura, të cilat shpeshherë kanë rënë në tokë. Keni parë juve që kur keni lindur të ndryshojnë pozicioni i tyre. Distanca është shumë më e ulët nga c’mendojmë ne, prej diellit në tokë”, shtoi Cako.

Ndërsa sa i përket raketave të cilat nisen për në Hënë, thotë që këto janë gënjeshtra, sepse ato nuk shkojnë askund.

“Ku shkojnë këto, s’kanë vajtur as në hënë as gjëkundi, janë gënjeshtra”.

Momentalisht ne kemi fotografi nga mbërritja e raketave në Hënë, fotografi nga satelitët artificialë të Tokës.

Gjithashtu edhe nga sateliti natyror i Tokës, Hëna, kemi fotografi të bëra nga robotët “rover” dhe astronautët që kanë shkuar atje.

Misionet “Apollo” të NASA-së kanë arritur të sjellin materie hënorë, ndërsa anija kozmike e Neil Amstrong dihet se ka lënë mbetje në Hënë, të cilat mund t’i shohim me teleskop të sofistikuar. Një nga këto mjete janë edhe këpucët e astronautit Amstrong.

Ndërkohë që Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) sjell në vazhdimësi imazhe nga lartë, ku qartazi duket se toka ka formë elipsoide.