Botë

E rrallë në Egjipt, nëna sjell në jetë fëmijën me dy koka dhe katër krahë

By GAZETA SCANNER 1

December 23, 2022

Një rast i rrallë ka ndodhur në Egjipt. Një nënë ka sjellë në jetë binjakë të bashkuar me dy koka, katër krahë dhe dy këmbë.

Ata dukeshin si një foshnjë nga busti e poshtë, por për shkak të gjendjes së rrallë mjekësore, secili ka dy krahët, qafën dhe kokën e vet.

Nëna e foshnjave, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte e vetëdijshme se ajo ishte në pritje të binjakëve të bashkuar.

Ata u lindën me një prerje cezariane pas një shtatzanie konvencionale nëntë-mujore në Spitalin Universitar Mansoura në Egjipt dhe më pas u transferuan me  në një spital të specializuar për fëmijë. Ende nuk është bërë e ditur gjinia e tyre.

Nuk ka gjasa që ata të ndahen ndonjëherë pasi ata ndajnë shumë organe përmes barkut dhe gjoksit dhe nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë vetëm.

 

Por ky nuk është rasti për të gjitha lindjet e bashkuara. Në shtator të këtij viti, një grup binjakësh të bashkuar nga gjoksi në legen u ndanë me sukses pasi Covid ua kishte vonuar operacionin.

Foshnjat u transferuan në spitalin Ormond Street në Londër ku u krye operacioni. /abcnews.al/