Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka përsëritur se Kosova bëri kompromis me Marrveshjen Bazë
Ai sipas “REL”, ka deklaruar sërish që Kosova nuk mori as njohjen e ndërsjelltë, dhe se kjo marrëveshje nuk ishte as përfundimtare.
“Kosova ka bërë kompromis kur e ka pranuar Marrëveshjen e cila as nuk është përfundimtare e as nuk e ka njohjen e ndërsjellët” – citohet të ketë thënë ai.
Po ashtu, ai ka folur edhe për Asociacionin, duke thënë se propozimin e kryeministrit Kurti e refuzuan pa e lexuar fare.
Këtu, sipas tij, “erdhën në përfundim se nuk ka paanshmëri.
“Propozimi i kryeministrit Kurtit ishte refuzuar pa u lexuar fare. U quajt si joreal. Kosova nuk mund të jetë neutrale ndaj statusit të vet. Kërkuam propozimin e palës tjetër për të kërkuar kompromisin. Na u dha një dokument që ishte i përgatitur edhe para marrëveshjes dhe që fliste vetëm për Asociacionin. Këtu erdhëm në përfundim se nuk ka paanshmëri” – ka thënë ai.