Sport

E papritur, Arsenali favorit për yllin francez

By GAZETA SCANNER 1

August 03, 2024

Arsenali është shumë afër për ta kompletuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot si agjent të lirë, sipas mediave në Itali.

29-vjeçari do të jetë agjent i lirë në verë pasi kontrata me Juventusin i skadoi, ndërsa ka vendosur të mos rinovojë.

Mesfushori ka qenë i lidhur me kalimin te Man Unitedi që disa herë, sidoqoftë francezi duket se ka vendosur t’i bashkohet rivalit, Arsenal.

“Gazzetta dello Sport” raporton se klubi londinez është favoriti kryesor, me Real Madridin dhe Atleticon që gjithashtu janë duke e vëzhguar lojtarin nga afërsia.

Interesim për Rabiot thuhet se ka edhe AC Milani, megjithatë “Rossonerët” që disa kohë janë duke synuar ta kompletojnë afrimin e Youssouf Fofanas nga Monaco.

Në anën tjetër, agjentja njëkohësisht nëna e Rabiotit, Veronique, ka konfirmuar se francezi pëlqehet nga më shumë se një klub.

Është e vërtetë që po flasim me disa klube. Jam kontakti i tyre i vetëm. Po flasë me disa klube, por disa media shtojnë emra të ekipeve që nuk jemi duke biseduar, prandaj njerëzit duhet të më kontaktojnë”.

Përndryshe, Rabiot konfirmoi largimin nga Juventusi përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram”.

Pas pesë sezoneve te Juventusi, dua t’iu them mirupafshim dhe faleminderit. Të gjithë ju që keni qenë afër meje. Klubi dhe stafi”.

Arsenali ndërkohë thuhet se e ka mbyllur marrëveshjen edhe me Real Sociedadin për mesfushorin Mikel Merino.