Sport

“E pabesueshme”, reagon Lionel Messi pas skandalit në Lojërat Olimpike

By GAZETA SCANNER 1

July 24, 2024

Ylli i Inter Miamit, Lionel Messi, ka reaguar për herë të parë pas skandalit që i ndodhi Argjentinës në Lojërat Olimpike, duke shkruar se është e pabesueshme.

Argjentina shënoi një gol të vonshëm ndaj Marokut, mirëpo pas dy orëve VAR-i doli në përfundim që ishte në pozitë jashtë loje, ku gjyqtari e anuloi vendimin për golin e pranuar si dhe i ktheu dy ekipet në fushë për t’i zhvilluar edhe tre minuta.

Maroku pas këtyre tre minutave arriti t’i arkëtonte pikët e plota, ndërsa ka pasur reagime të shumta, ndër ta edhe Messi që u “ankua” në rrjetin social “Instagram”.

E pabesueshme”, shkroi shkurtimisht tetë herë fituesi i Topit të Artë, por që ishte mesazh i qartë.

I shtangur ka mbetur edhe trajneri i Argjentinës për Olimpiadë Javier Mascherano, që deklaroi se ishte cirku më i madh që ka parë ndonjëherë.

Është cirku më i madh që kam parë në jetën time”, u shpreh legjenda e Liverpoolit dhe Barcelonës.

Argjentina tani renditet pa pikë në grupin B, ndërsa ka nevojë t’i fitojë së paku katër pikë në dy ndeshjet e mbetura për të avancuar në fazën e eliminimit direkt.