Rozë

“E nxorri nënën në rrugë”, ish-kunata hedh akuza të rënda ndaj këngëtares së njohur shqiptare

By GAZETA SCANNER 1

April 03, 2024

Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj po përballet me disa probleme ligjore, pasi familja e ish-burrit e kanë akuzuar atë publikisht për disa çështje të pronësisë.

Ish kunata e saj, Remzie Retkoceri akuzoi këngëtaren se kjo e fundit i nxori nënën e saj nga shtëpia.

“Nëna jeton në shtëpinë e axhës, pra nëna edhe vëllai. Zonja [Violetë Kukaj] e ka qit nënën në rrugë”, theksoi Remzie Retkoceri.