Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka deklaruar se ka lutur familjarët e tij që të mos aplikojnë në konkurse publike.
Rrustemi i ftuar në T7 ka thënë se nuk ka asnjë rast të nepotizmit edhe pse është në pushtet që dy vite.
“Nuk ka nepotizëm në qeverinë e VV-së në asnjë rast, po e them sinqerisht. Nuk kam asnjë familjar që aplikon në konkurse publike. Ju lutna që të mos aplikojnë në këto konkurse. E kam një motër me dy mastera dhe i lutem që të mos aplikoj në konkurse publike. Si fenomen nuk e pranoj. Nuk ka në Kosovë raste të nepotizmit që dy vite qeverisje.” – shtoi Rrustemi.