Sport

E kryer, Conte do të jetë trajner i Napolit

By GAZETA SCANNER 1

June 01, 2024

Antonio Conte do të jetë trajneri më i ri i skuadrës së Napolit.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, është arritur ujdia mes dy palëve, për çdo detaj duke përfshirë edhe bonuset.

Conte do të nënshkruajë kontratën e vlefshme deri në qershor 2027.

Napoli nuk pati sezon të mirë duke përfunduar në vendin e 10-të në Serie A, duke ndërruar tre trajnerë brenda një kampanje.

Ndryshe, Conte ka pasë sukses në Itali duke fituar titullin e kampionit me Juventusin dhe Interin.