Programi i kërcimit “Dancing ëith the Stars Albania” fillon rrugëtimin e tij të dytë këtë të premte në ekranin Top Channel. Tashmë janë zbuluar të gjithë konkurrentët, antarët e jurisë si dhe drejtuesit e emisionit.
E duket se krahas Bora Zemanit dhe Eno Popit, do të jetë edhe Kiara Tito por në një formë pak më ndryshe. Pak minuta më parë, faqja zyrtare e programit në Instagram ka zbuluar se risia e këtij viti do të jetë “DëST aFan Cub”, moderimi i së cilit i është besuar pikërisht Kiarës.
Kjo rubrikë pritet t’i dedikohet të gjitha komenteve dhe diskutimeve lidhur me Prime-n e të premtes, ndërkohë që konkurrentët mund të ballafaqohen me njeri-tjetrin për çdo polemikë të krijuar. ‘DëS Fan Clab’ do të fillojë nga 8 tetori dhe do të transmetohet cdo të dielë në orën 12:45.
https://www.instagram.com/reel/CyA_gDFNfEc/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==