Foto: REL

Ballina

E konfirmon gjyqtari i Speciales: Deri më 15 prill 2025, Prokuroria i përfundon dëshmitarët kundër krerëve të UÇK-së

By GAZETA SCANNER

October 01, 2024

Zyra e Prokurorit në Dhomat e Specializuara do ta përfundojë paraqitjen e provave dhe dëshmive në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, deri më 15 prill 2025.

Kështu ka bërë të ditur kryegjyqtari i trupit gjykues.

“Si rezultat kemi 60 ditë gjykim maksimum, nga tani deri në ditën që synojmë të përfundojë parashtrimi i provave dhe dëshmive nga ZPS. Kemi thënë disa herë që dëshirojmë të përfundojmë me provat e prokurorisë deri në mes të prillit”, tha Smith.