Op/Ed

E kemi la lamën!

Shkruan: Kimete Berisha

Veç hani ju, shtroni taraqillëk n’kulm krize, breva! Ndërkombëtarëve ju bëftë tul e dhjam, e shqiptarëve iu bëftë thi.A hahet pitja, mishi e tespishtja n’darkë, oj hanë e plotë! I kishin improvizu do shilte prej kashte, demek aristokracia me kriju atmosferë katundi, që m’i fascinu katundarët me katund! Krejt shqiptarët katundarë janë! Në Kosovë s’ka qytet, se katund është krejt Kosova.

Nuk është kulturë me reklamu sofra me bollëk para popullit që lpihet. Hani tinëz, e jo para kamerave, se veç njerëzit primitivë e reklamojnë ushqimin që e hanë. Nuk ka primitivizëm më të madh sesa m’u mburr ne ushqimin që e ha. Ti mund të jesh shumë i pasur, por derisa e reklamon ushqimin që e ha, je i varfër dhe askushi.

Paraja nuk të bën të pasur. Veç njeriu i pamençur e reklamon lumturinë e tij, dhe ua përplas hundëve të vuajturve.Për neve si popull është shumë me rëndësi që e dimë se Vjosa Osmanin nuk e kemi untë. Edhe Atifetja kujton që i lakmon dikush. Boll i kanë treguar që s’është n’tokë t’bukës, por ende nuk e kanë bindurAjo përnjëmend kujton që ka qenë Presidente! Loptë me ua lënë atyre dyjave m’i ru, t’i humbin.

Njërën e bëri presidente, zarfi.Tjetrën tragjedia e Thaçit. E kemi la lamën.Po varfërohemi. Albin Kurti nuk merr përgjegjësi për rritjen e çmimeve. Albin Kurti nuk di gjë, përveç nëse ua çon furrave të bukës Njësinë Speciale. Çdo punë që e ka kryer deri sot, e ka kryer me forcë dhe me polici. Ka premtuar se s’do të lejojë rritjen e çmimeve, dhe i ka eskaluar edhe ky premtim. Ka info se ka shkel n’ferkemë t’qenit.

Se çka thonë të shkelësh në fërkemë t’arushës, e di, ama në të qenit, nuk kam ide çka i bie. Krejt çka thotë Albin Kurti, i del e kundërta. Aq shumë gënjeshtra i janë zbuluar, sa u bë qesharak. Do të ishte kuriozitet nëse del dikush që e zbulon se ka ndodhur që Albin Kurti e ka thënë ndonjëherë ndonjë të vërtetë. P.S. Sa më të varfër, aq më të urtë. Sa më të uritur, aq më pak do të kemi forcë të protestojmë. Prandaj, vendet e varfëra mbesin të varfëra. Krejt tepsiat ua kisha përmbys, me qenë sonte kamarierja e tyre. Na keni lënë në terr dhe në dëshpërim, o mjeranë, që jetoni për të hëngër, në vend se të hani për të jetuar.