Lajme

“E kemi harru mamin në kerr”, vëllai i Liridonës rrëfen se çka i tha djali i të ndjerës pas rastit

By GAZETA SCANNER 1

December 03, 2023

Sot Naim Murselit, Granit Plaves dhe Kushtrim Kokollajt i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Sipas gjyqtares së procedurës paraprake ka prova të mirë bazuara se të lartëpëmendurit “kanë gisht” në vrasje e Liridona Ademajt.

I pranishëm në Gjykatë ishin edhe familjarët e të ndjerës, ku vëllai i saj ka treguar në detaje se si ka ndodhur rasti.

Ai ka thënë se pasi ka dëgjuar të jetë vrarë Liridona ka shkuar në Stacionin e Policisë, ku Murseli ishte duke dhënë deklaratë ndërsa nipërit e tij (fëmijët e çiftit) ishin brena.

Pos tjerash ai ka treguar se nipi i tij i vogël i ka thënë: Dajë mamin e kemi harru në kerr. Ka dalë hajni po unë nuk ia kam jep paret, ja në dorë i kam.