Lajme

“E kam të ndaluar strikt”, Infermieri kosovar ankohet se po i shërbehet ushqim me yndyrë derisa po trajtohet në QKUK

By GAZETA SCANNER 1

August 26, 2023

Enlirat Duraku nga Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një reagimi për media është ankuar për ushqimin që po i servohet në Klinikën e Gastroentelerologjisë, meqë ka nëntë ditë që është duke u trajtuar aty për disa probleme shëndetësore.

Duraku ka thënë se në mënyrë strikte i ka të ndaluara ushqimet që përmbajnë yndyrëra, megjithatë në Klinikë po i shërbehet ushqim që ka yndyrë me bollëk, madje dhe qumështi dhe jogurti janë me yndyrë 3.2

Reagimi i plotë i dërguar për Media:

Është dita e 9-të prej kur jam duku u trajtuar ne Kliniken e Gastroenterologjise nga Kolecistis akuta dhe Pankreatitis acuta i fazës së herëshme, ndërsa nën urdhëra strikte që nuk guxoj në asnjë mënyrë të përdorë ushqim që përmbanë yndyrëra.

Pavarsisht kësaj tash e 4 ditë që më ë shtë lejuar të ushqehem lehtë dhe ngapak, secili racion më vie i mbushur me yndyrëra me bollëk, madje edhe qumshti dhe jogurti me yndyrë 3.2.

Tani paramandojeni që një pcienti me DM tip ll t’i dërgohet mermelladë app çokollatë ose pacinetit me sëmundje kardiologjke t’i dërgohet ushqim i kriposur dhe me yndyrëra.

Personalish, deri sot kam porositur ushqimin pa yndyrë, prej sot nuk kam mundës buxhetore, ndërsa në dikush ka nderë dhe fyrytrë dhe është i sinqertë në atë që bënë përveq përfitimit nga tenderet, do e rregulloj këtë problematikë madhore e cila po e dëmton edhe më tej shëndetin e pacientëve dhe ekonominë familjare ashtu të brishtë të tyre.

Ndërsa çuditem se pse nuk reagon Shoqata për të Drejtatat e Pacientëve.

Enlirat Duraku

Anëtar i Kuvendit

Oda e Infermiermierëve të Kosovës