Botë

E kalon shifrën 35 mijë numri i të vrarëve në Gaza

By GAZETA SCANNER 1

May 12, 2024

E ka kaluar shifrën 35 mijë numri i atyre që u vranë në Rripin e  Gazës, që nga 7 tetori si pasojë e operacioneve ushtarake izraelite.

Kështu tha Ministria e Shëndetësisë e vendit, e cila njoftoi gjithashtu se 63 persona u vranë në 24 orët e fundit, duke dërguar kështu numrin total në 35 mijë e 34.

Sipas kësaj ministrie të drejtuar nga Hamasi, 114 persona të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit, bërë kështu që numri total i të plagosurve që nga 7 tetori të arrijë në 78 mijë e 755, raporton CNN.