Gjyqtari anësor që drejtoi ndeshjen ndërmjet Liverpool – Arsenal, Constantine Hatzidakis, është pezulluar nga puna deri sa të vërtetohet se a ushtroj dhunë apo jo ndaj lojtarit të Liverpool, Andy Robertson.
Ai goditi me bërryl mbrojtësin e majtë të ‘Reds’, Robertson, ndërsa të dy palët shkuan në pushim pas pjesës së parë.
Pezullimi i tij u konfirmua sot në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Zyrtarët e Lojërave Profesionale të ndeshjeve.
Kujtojmë që Liverpool – Arsenal u mbyll me rezultat të barabartë, 2:2.