Sport

E gjithë Evropa pas tij: Dortmundi ia cakton çmimin Jamie Gittensit

By GAZETA SCANNER 1

October 23, 2024

Borussia Dortmund po këmbëngul se Jamie Gittens nuk do të largohet me çmim të ulët.

Ish-talenti i Manchester Cityt po lidhet me një rikthim në Angli.

Chelsea, Liverpool dhe Tottenham po ndjekin të gjithë zhvillimin e Gittens.

Por, BILD raporton se Dortmundi e ka bërë të ditur se anësori nuk do të largohet për më pak se 100 milionë euro.

Në vitin 2020, Gittens u transferua nga akademia e Manchester City në BVB për vetëm 90,000 euro.

Në garë për të thuhet se janë edhe Paris SAint-Germain, Real Madrid dhe Bayern Munich.