Të enjten rreth orës 22:30, një 16-vjeçar në Ferizaj ka gjetur një portofol të humbur brenda të cilit ishin 625 euro dhe dokumente të tjera.
B.Gashi pasi ka gjetur portofolin e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë, portofoli i është kthyer pronarit pasi ky i fundit e ka lajmëruar rastin.
“Me datën 08.08.2024 rreth orës 22:30, një qytetar nga Ferizaj B.Gashi 16 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj. Në ndërkohë është paraqitur edhe pronari i portofolit të humbur F.B, për ta lajmëruar rastin. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 625 euro dhe dokumentet tjera. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin B. Gashi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë”, thotë policia.