Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast frymëzues.
Një qytetar nga Prizreni ka gjetur një portofolio me të holla të konsiderueshme.
Megjithatë, qytetari, siç ka kupohet nga njoftimi, i ka rikthyer 530 eurot e gjetura në polici.
“Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në pikën kufitare Vermicë. Në portofol kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej pesëqind e tridhjetë (530) euro dhe një (1) dollar amerikan.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer” – thuhet në njoftim.