Lajme

E fundit: Tërhiqen policët e bllokuar në veri

By GAZETA SCANNER 1

December 14, 2022

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, të cilët ishin të bllokuar për katër ditë rresht në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave, konfirmohet se kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit.

“Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, ka thënë Kelani për Gazetën Insajderi.

Këta policë raportohet se i kaluan këto ditë në kushte të vështira duke fjetur në autoblindë, me pak ushqim e pa derivate.