Ministrat e Bashkimi Demokratik për Integrim do të japin dorëheqje nga pozita e tyre në rast të ndryshimeve kushtetuese që mund të ndodhin në Maqedoninë e Veriut.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një letër publike drejtuar kryeministrit Dimitar Kovaçevsk.
Postimi i plotë i Ahmetit:
I nderuar Kryeministër, Dimitar Kovaçevski,
duke vlerësuar se vendi ynë, Republika e Maqedonisë së Veriut, gjendet në një kritikë të së ardhmes sonë evropiane,
duke patur peshën e integrimit si politike në 20 vitet e fundit,
duke marrë vendimet e mëdha politike të rëndësishme dhe sakrifika, kombëtare e shtetit nga secili prej nesh,
duke u nisur nga kushtëzimi i opozitës do ti votonin ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria,
duke qenë të zgjedhurit nga vullneti i votuesve shqiptarë,
duke qenë të vetëdijshëm për shpresat dhe ëndrrat e njerëzve për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane,
duke qenë se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe unë, mbetemi të përkushtuar në përcaktimin në integrimin e euroatlantik, me të drejtën e plota të shtetit, përpos se në NATO, në edhe Bashkimin Evropian,si dhe aleanca e pashkëputur me kombin e Amerikës, kanë. qenë, janë dhe mbeten interesi më madhor i të gjithëve tanë, jashtë venditisë së tire kombëtare e fetare,
Ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim japin dorëheqje nga postet që janë duke ushtruar!
Dorëheqjet, z. Kryeministër, materializohen me automatizëm në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese.
Tetovë, 30 korrik 2023.