Një grua nga Australia është shokuar nga pamja e re e bredhit të Vitit të Ri pasi ishte kthyer nga puna.
Leanne Chapman zbuloi një gjarpër të llojit piton, me gjatësi prej tri metrash, të mbështjellur përreth bredhit, transmeton lajmi.net.
“Ne u kthyem në shtëpi nga puna dhe ka një çift zogjsh që na vizitojnë çdo ditë iknin nga ballkoni”, tha Chapman për 7 News.
Chapman tha që partneri i saj filloi të filmojë zogjtë dhe u mbështet në pemën e Vitit të Ri, pa idenë se gjarpri ishte mbështjellë rreth degëve të tij.
Ajo tha se zvarraniku nuk u shqetësua prej tyre, derisa qëndronte i mbështjellë përreth bredhit.
Familja tha se nuk e prekën pitonin, derisa ai vendosi të largohej, duke gjetur një tjetër pemë dekoruese për t’u ngjitur.