Rozë

E fotografuan duke dalë nga spitali me foshnjën, Vanessa Hudgens kritikon paparacët

By GAZETA SCANNER 1

July 05, 2024

Vanessa Hudgens ka folur për herë të parë që nga lindja e fëmijës së saj.

Aktorja 35-vjeçare hyri në Instagram për të komentuar ardhjen e foshnjës së saj të parë dhe për të kritikuar paparacët për fotografitë tek spitali.

Imazhet e publikuara nga TMZ dhe Daily Mail treguan aktoren duke dalë nga spitali me foshnjën në krah.

“Ne jemi të zhgënjyer që privatësia e familjes sonë nuk u respektua dhe u shfrytëzua gjatë kësaj kohe shumë të veçantë për shkak të lakmisë së një kamere me lente të gjata që ushqen mediat”, tha Vanessa në deklaratën e saj. “Pavarësisht gjithë kësaj, mami babi dhe fëmija janë të lumtur dhe të shëndetshëm”, ka shkruar ajo.