E dashura e Leonardo DiCaprio , Vittoria Ceretti, ka ekspozuar figurën e saj prej modeleje, teksa ka shijuar një ditë në plazhin Bagno Santa Maria, në Itali.
Bukuroshja italiane, 26 vjeçe, tregoi fizikun e saj të jashtëzakonshëm me bikini rozë, teksa freskohej me një zhytje në det, ndërsa kalonte kohë me një mike.
Kjo vjen pasi u raportua se Leonardo, 49 vjeç, dhe Vittoria janë ‘më të dashuruar se kurrë’ pasi kaluan një fundjavë romantike së bashku në Los Angeles, disa ditë pasi ajo u fotografua duke filmuar një xhirim seksi me britanikun Theo James, shkruan DailyMail.
Vittoria dukej e mrekullueshme me rroba banje me lule, të cilat kishin rripa portokalli dhe zbulonin trupin e saj perfekt në bikini.
Ajo u aksesua me një gjerdan të thjeshtë argjendi dhe mbante syze të errëta për të mbrojtur sytë nga dielli, teksa bënte dush pas notit në oqean.
Më vonë, ndërsa përgatitej për t’u kthyer në shtëpi, ajo veshi një fustan të bardhë elegant, i cili kishte një dizajn jashtë shpatullave.