Sport

E çuditshme, Sokoli largohet nga Flamurtari pas vetëm një javë

Nuk ka zgjatur më shumë së një javë aventura e Bylbyl Sokolit tek Flamurtari.

Kuqezinjtë e Prishtinës dhe strategu i njohur kanë ndarë rrugët pas vetëm një javë.

Kryetari i Flamurtarit, Imri Ademi ka konfirmuar largimin e Sokoli nga skuadra, derisa ndarën mes dy palëve e ka konfirmuar edhe vet Sokoli.

 “Po, është e vërtetë. Është larguar, sepse deshi të marrë edhe rolin e presidentit të Flamurtarit”, ka thënë Ademi.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe vet Bylbyl Sokoli i cili ka deklaruar se ka pasur mospërputhje konceptesh të organizimit. “Mendoj se pati mospërputhje konceptesh të organizimin të ekipit të parë. Flamurtarit i uroj suksese”, ka deklaruar Sokoli.