10.1 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

E bujshme, edhe një Evropian organizohet në Prishtinë

- Advertisement -

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka fituar edhe një organizim ndërkombëtar.

Bordi i FIBA Evropës ka marrë vendim që Kampionati Evropian, Divizioni C për meshkuj U16 të mbahet në Prishtinë.

Kjo garë do të mbahet nga 15 deri më 23 korrik 2023 në kryeqytetin e Kosovës. Evropiani i Divizionit C këtë vit është mbajtur në Prizren, kurse Challenger për U16 ishte mbajtur në Prishtinë vitin e kaluar.

Më herët në Prishtinë është organizuar Evropiani i Divizionit B për femra U18, kurse për herë të parë ishte organizuar Divizioni C për meshkuj 18, ku kishin fituar Dardanët, ashtu si edhe Challenger-in edicionin e kaluar.

Në të gjitha këto organizime, Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë lëvdata për organizime nga FIBA, që dëshmohet edhe dhënien e organizimeve ndërkombëtare në vendin tonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit