Lajme

E arrestuan se iu drejtua Arben Vitisë me “zdravo brate”, Mehmetaj: A s’është kjo thirrje dashamirësie siç thoshte Mimoza?

By GAZETA SCANNER 1

November 27, 2024

Gazetari Lirim Mehmetaj ka raportuar për një rast jashtëzakonisht kontraverz të arrestimit pasi një person i quajtur Shaban Ramaj i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia me fjalët “Zdravo Brate”. Sipas Mehmetajt, arrestimi i tij është bërë mbi akuzën e “kërcënimit të ministrit”.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, Mehmetaj e ftoi shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusarin – e cila deklaronte se kjo fjalë është thirrje dashamirësie – të tregojë se cili është kërcënimi.

“Se çfarë kërcënimi përbën “zdravo brate” le të na tregon Mimoza Kusari-Lila se ajo thoshte se është thirrje dashamirësie. Ndërsa, aktualisht një djalë me emrin Arton Rexhaj gjendet në paraburgim, sepse e ka lajmëru Faton Peci për kërcënim po ashtu. Po pritet me ia dhanë 1 muaj paraburgim tash, sepse e ka shajtë ministrin dhe ministri qenka ndjerë i kërcënuar. I njëjti ministër që ka dal publikisht në televizion dhe ka tregu se si ka me ndjek një gazetar deri në fund të jetës.” – tha Mehmetaj mes tjerash.

Duke naviguar mes tragjikomisë së situatës, Mehmetaj vuri në kontrast paradoksin e thirrjeve për dhunë dhe linçimet ndaj gazetarëve në njërën anë, dhe pengimin e fjalës së lirë të qytetarëve në anën tjetër.

“Paramendojeni tash. Sistemi që e ka instrumentalizu AKI-në për me përdorë RTK-në që me ua rreziku jetën gazetarëve se qenkan me Serbi. Sistemi ku burri i Presidentes i quan gazetarët ndërmarrje e përbashkët kriminale. Sistem ku kryeministri Albin Kurti u thotë gazetarëve se po flasin si media të Serbisë. Të gjitha këto thirrje për dhunë dhe linç ndaj gazetarëve kalohen si pa vërejtur, derisa thirren e burgosen njerëzve veç pse ju drejtohen ministrave. Shto këtu, ministrave hajna, abuzues e keqpërdorues.” – tha Mehmetaj.