Sport

E ardhmja e Valverdes e pasigurt

E ardhmja e trajnerit të gjigandit spanjoll, Ernesto Valverdes, shihet gjithnjë e më shumë larg Barcelonës. Mediat spanjolle po flasin për një largim të sigurt në fund të sezonit, ndërsa prej kohësh po përpiqen të kuptojnë se kush mund të jetë pasuesi i tij.

Mes emrave të shumë qarkullojnë është dhe një opsion i bujshëm, ai i Pep Guardiolës.

Ndërkohë, Guardiola ka vërtetuar se nuk lidhet gjatë me një ekip, ndërsa opsioni për një rikthim të mundshëm në Barcelonë po merr gjithnjë e më shumë kuota.