Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dyshohet se i është hackuar faqja zyrtare në facebook.
Kjo mund të vërehet nëse e kërkojmë profilin e tij në facebook, ku emri nga Hashim Thaçi i ka mbetur vetëm “Hashim”.
Faqes i është ndryshuar edhe fotografia në faqen zyrtare gjithashtu.
Nuk dihet nëse është pjesë e ndonjë sulmi kibernetik apo kush e ka kryer një veprim të tillë.
Kjo ndodh pikërisht në ditën kur në Prishtinë do të ketë “Marsh për Drejtësi” në përkrahje të krerëve të UÇK-së.