Lajme

Dyshohet për dy të plagosur në Prishtinë

By GAZETA SCANNER 1

March 26, 2024

Në orët e mbrëmjes në Prishtinë raportohet të ketë ndodhur një rast me të shtëna me armë zjarri.

Sipas të dhënave të deritashme, raportohet për së paku dy të plagosur.

Viktimat raportohet se janë dërguar në Emergjencë të QKUK-së, por ende nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë dhe me QKUK-në, por ende nuk ka konfirmim nga asnjëra palë.